Kjo shkretëtirë një herë në vit bëhet parajsë me ujë të pastër si kristali

Sezoni i shiut në Parkun Kombëtar “Lençois Maranhenses” në Brazil është i pamëshirshëm: nga janari deri në qershor çdo vit, stuhitë janë intensive.

Por, ky sezon me të vërtetë ia vlen që vjen, për shkak të asaj që lë pas.

Vizitorët në këtë pjesë si shkretëtirë, mahniten mes korrikut dhe shtatorit çdo vit, kur largohen reshjet e mëdha të shiut duke lënë mijëra laguna të kaltër në luginat e dunave prej rëre.

Këta lagunë kanë ujë të pastër si kristali – të mbushur deri në 10 metra thellësi dhe të gjatë deri në 300 metra, dhe shpesh me temperatura ekstreme që arrijnë deri në 30 gradë C.

Disa prej këtyre lagunave janë të mëdhenj dhe vizitorët mund të shkojnë tek to përmes një veture Jeep.

Gjatë sezonit të thatë, pishinat zhduken, shpejt, duke lënë asgjë tjetër përveç një terreni të shkretë – deri në vitin tjetër.

Se si duket ky vend, shikoni fotot më poshtë: