Ku duhet të uleni në aeroplan, për të marrë shërbimin më të mirë?

Nëse jeni udhëtar i rregullt i aeroplanit, atëherë duhet t’i dini disa truqe dhe këshilla të cilat do ta bëjnë rrugëtimin tuaj të gjatë pak më të rehatshëm.

Të marrësh një shishe të zbrazët në avion dhe të kërkosh ujë nga çezma është e mrekullueshme, pasi që nuk do të keni nevojë që vazhdimisht të kërkoni që gota juaj e vogël të rimbushet.

T’i shmangësh ulëset në afërsi të ndarjeve në mënyrë që të rrini larg fëmijëve të vegjël (të cilët me shumë gjasë ulen aty), është një tjetër truk i mahnitshëm.

Dhe kur është fjala të marrësh edhe disa këshilla shtesë nga një stjuardesë, sigurisht se është gjeniale.

Duke shkruar për Oyster.com, stjuardesa Annie Kingston shpjegoi se nëse dëshironi shërbim superior, më së miri është të uleni në një ulëse të caktuar.

“Stjuardesat e dinë se nëse je ulur nga mbrapa, do të marrësh shërbimin më të mirë”, tha ajo.

Dhe kjo, sado e çuditshme që të duket, ka kuptim. Kjo pasi qëndron një arsye prapa kësaj.

Annie shkruan: “Neve na pëlqen t’i injorojmë thirrjet nga pasagjerët që janë ulur para sepse t’i përgjigjesh njërit, kjo do të bëjë që çfarëdo që pasagjeri ka kërkuar, potencialisht të gjithë pasagjerët e tjerë prapa do të fillojnë ta kërkojnë”.

“Kjo mund të shkaktojë problem pasi që aeroplanët shpesh nuk kanë mjaftueshëm vodkë, jastëk, kufje dhe brusha të dhëmbëve shtesë”, tha ajo.