Kur turistët ecin mbi urën më të frikshme në botë

Një aventurë në perëndim të Gjermanisë tërheq mijëra turistë guximtarë çdo ditë nga e gjithë bota falë pamjeve të mrekullueshme e njëkohësisht drithëruese në gati 100 metra lartësi që ofrohen nga ura.

Vizitorët kalojnë nga njëra anë në tjetrën mbi urën e përkulur. Nga lart shihet një pamje mahnitëse pemësh në kanionin Geierley.

Me gjatësi 365 metra, kjo urë me litarë është më e gjata në Gjermani. Ideja e ndërtimit të kësaj ure u propozua në vitin 2006, por planet u braktisën pasi në fillim një urë e tillë konsiderohej e parealizueshme.

5 vjet më vonë, projekti u rivu në punë, dhe këtë herë me rezultate më të mira.

Ndërtimi i saj filloi më 26 maj të vitit 2015 dhe përfundoi në kohë rekord brenda 130 ditëve. Deri tani atë e kanë vizituar 170 mijë vetë.

Shikojeni se si është të ecësh mbi urën më të frikshme:

ura1 ura2 ura3