Ky është hoteli më i vogël në botë

Një dhomë e madhe hoteli është e gjitha çfarë dëshirojmë kur shkojmë diku për të pushuar.

Por turistët po pushtojnë një hotel në Shoubak, Jordani, pikërisht pse njëra dhe dhoma e vetme e hotelit është absolutisht e vogël.

Aq e vogël sa që, pronari i saj, Muhamed Al-Malahim, thotë se është hoteli më i vogël në botë.

Zyrtarisht hoteli më i vogël në botë është hoteli Eh’hausl në Amberg, Gjermani – që është vetëm 100m katrorë – por Al Malahim ka të drejtë kur thotë se akomodimi i tij është shumë i vogël.

Hoteli është gjithashtu i pazakonshëm, për shkak të faktit se ai në të vërtetë është një veturë Volkswagen Beetle që qëndron mbi gurë.

Brenda është i mbushur me batanije dhe jastëk të punuar me dorë. Mysafirët paguajnë rreth 70 euro për të qëndruar në veturë, i cili i hapi dyert e tij për biznes në vitin 2011 së bashku me një shpellë pranë që shërben si një paradhomë.

Turistët amerikanë, Stafford Newsome dhe Kaitlin Taft e provuan hotelin e vogël, i cili u hap më 2011. Në paradhomë, Al-Malahim përgatit mëngjes për mysafirët e tij në shpellë.