Ky është ishulli më i vogël në botë!

Pak km larg gjirit të Placenicias në Belize, Amerikë Qendrore, ndodhet një ishull i banueshëm aq i vogël sa që për pesë minuta mund të ecni nëpër gjithë ishullin.

Regjisori amerikan i filmit Francis Ford Coppola, e ‘zbuloi’ këtë lokacion të ri mikpritës, që në fakt është një ishull privat.

Adhuruesit e plazheve sigurisht do të pëlqenin shumë të shkonin në Coral Caye, në ishullin e vogël larg Belizes.. Ishulli i mahnitshëm me një shtëpi në të, mund të merret me qira nga një çift dhe të mahniten me qëndrimin aty.

Se si duket ky ishull mund t’i shihni fotografitë që Francis ia ka bërë atij gjatë qëndrimit aty.