Ky është jastëku ideal për një sy gjumë në aeroplan

Duhet të mbështeteni në dorë apo në inventarin e aeroplanit, në mënyrë që të bëni një sy gjumë gjatë fluturimit.

Por, zgjidhja për këtë problem duket se është bërë. Jastëku në formë dore, MonPere, është shpikur nga Sylvian Berube, një terapist kanadez i sportit.

Dhe ai premton se jastëku ofron një gjumë të rehatshëm. Projekti ka mbledhur 112,000 dollarë kanadez deri më tani – rreth tri herë më shumë se qëllimi i projektit – në Kickstarter.

Forma unike e jastëkut është bërë nga silikoni rezistent me një mbulesë prej pambuku, thuhet sipas krijuesve, dhe mund të lakohet në pozicione të ndryshme, të gjitha të dizajnuara për t’ju ndihmuar që ta mbani një pozitë të mirë përderisa flini, pa marrë parasysh se sa e parehatshme është ulësja ose vendi juaj.

Se si duket ky jastëk mund t’i shihni pamjet më poshtë: