Ky është një nga vendet më të pazakonta në botë!

Ka shumë vende në këtë planet magjik që ju lënë gojëhapur, përderisa i vizitoni ato.

Pellgjet Kripore Maras, që ndodhen në luginën e lashtë të Inca Sacred, janë një nga këto vende.

Turistët që e kanë vizituar atë, nuk kanë pritur të shohin një peizazh kaq unik.

Duke vozitur poshtë luginës dhe duke u afruar më afër pellgjeve, fillon të shohësh detajin e këtyre strukturave, që duken si katrore dhe janë me shumë kripë.

Procesi i krijimit të kripës është shumë i thjeshtë natyrisht – një ujë i shenjtë rrjedh në këto pishina (të cilat nuk janë fare të thella) dhe më pas avullohet për të lënë një kore të hollë të asaj që është bërë njëra nga kripat më të dëshirueshme në botë.

Se si duket ky vend i pazakonshëm në Peru, mund t’i shihni fotot më poshtë: