Ky është plazhi më i madh në Evropë i bërë nga dora e njeriut

Turistët nga e gjithë bota të cilët pushtojnë bregdetin e Spanjës çdo vit, tani kanë edhe një atraksion tjetër për të vizituar – plazhin më të madh të bërë nga dora e njeriut, 45 minuta larg Madridit.

Në më pak se tri vjet, pushuesit do të mund të shkojnë në lagunën e kaltër spektakolare, të krijuar nga vetë dora e njeriut.

Kompania ndërtuese ‘Grupo Rayet’ e bëri të ditur projektin 14 milionë eurosh sot pasi mori aprovimin e këshillit lokal.

Plazhi artificial do të ndërtohet në 25,000m2 dhe pritet të vizitohet nga 250,000 njerëz në vit. Fotografi mahnitëse të lëshuara nga kompania tregojnë se si do të duket plazhi kur të përfundojë ndërtimi i tij.