Ky është sekreti për një gjumë të rehatshëm në aeroplan

Njerëzit që arrijnë të flenë në aeroplan janë me të vërtetë me fat. Shumica prej nesh nuk jemi në gjendje që të bëjmë një sy gjumë, për shkak të pozitës së parehatshme në ulëse.

Duke marrë këshillat e disa udhëtarëve me përvojë në internet, pushime.com do t’ju tregojë se si mund të arrini në destinacionin e dëshiruar të pushuar.

Nata është koha më e mirë për një fluturim të gjatë

Është mahnitëse nëse mund ta zgjedhni kohën e fluturimit në kohën kur zakonisht flini. Zgjohuni 2-3 orë më herët para fluturimit dhe do të bini në gjumë më shpejt në aeroplan.

Ulësja më e mirë është tek dritarja

Tentoni që gjithmonë të zgjedhni ulësen afër dritares për të pushuar kokën në mur dhe që të mos pengoheni nga pasagjeri tjetër afër i cili herë pas here do të dëshirojë të përdorë banjon.

Shtrijeni ulësen deri në maksimum

Nëse dëshironi të bëni një pushim të mirë, shtrijeni ulësen sa më shumë që të mundni – vetëm sigurohuni që personi prapa jush nuk pengohet. Të qëndroni për disa orë ulur në kënd të drejtë mund të rezultojë në dhimbje beli, përderisa të flini me kokë në tavolinë ose me ulëse drejtë është e dëmshme për qafën dhe shpinën.

Rrobat duhet të jenë të ngrohta dhe të rehatshme

Për të pasur një sy gjumë në aeroplan, duhet të vishni rroba të çlirëta të cilat nuk pengojnë lëvizjet tuaja. Nëse aeroplani nuk ju ofron batanije, merrni një xhaketë dhe çorape të ngrohta. Është pak ftohtë gjatë fluturimit, gjë që e bën më të vështirë të bini në gjumë.

Mbërthejeni rripin e ulëses mbi rroba

Një rrip ulëseje i mbërthyer mbi rrobat ose batanijen tuaj nuk e bën gjumin më të rehatshëm, por do t’ju ndihmojë që të mos zgjoheni nëse aeroplani përjeton turbulencë.

Aksesorë gjumi

Drita dhe zhurma janë faktorët kryesorë që ju parandalojnë të bini në gjumë. Kështu, përdorni një maskë gjumi dhe veshore. Për ta pushuar kokën dhe qafën në mënyrë të rehatshme, merrni një jastëk special me vete.

Largoni pajisjet

Mos shikoni filma në celular, tablet ose laptop sepse drita e kaltër nga ekranet e tyre e zgjon trurin tuaj. Merrni një libër në vend të tyre, pasi leximi i tij do t’ju bëjë të bini më lehtë në gjumë.

Ushqimet dhe pijet

Nëse dëshironi të bini shpejtë në gjumë, mos hani shumë në kabinë. Ushqimi duhet të jetë i lehtë dhe i shëndetshëm, përderisa opsioni më i mirë për pije është çaji ose uji. Harrojeni kafenë ose alkoolin: mund t’ju qetësojnë, por shkatërrojnë kualitetin e gjumit.