Ky është sekreti pse Norvegjia është vendi më i lumtur në botë

Tjetër muaj, tjetër raport që thotë se vendet nordike janë më të lumturat në botë.

Çdo vit OKB lëshon Raportin e Lumturisë Botërore, të nxjerrë nga Fondacioni Ernesto Illy, që radhit vendet më të lumtura në botë.

Dhe këtë vit fitues është Norvegjia, që ndjek një trend të vendeve skandinave të cilat vazhdimisht po e fitojnë titullin si vendet më të lumtura në botë – edhe pse këto vende kanë dimra të gjatë, të ftohtë dhe të errët.

Por çfarë bën ndryshe Evropa Veriore që i bën qytetarët e saj kaq të lumtur? Duket se përgjigja është tek mbështetja në mes të qytetarëve dhe programeve shtetërore për ata në nevojë.

Njerëzit duan të jenë të sigurt dhe të përfitojnë nga një komunitet në të cilin mund të llogarisin – një gjë që vendet skandinave e bëjnë më së miri.

“Vendet skandinave janë mbështetës të madh social”, tha Dr. Jan-Emmanuel De Neve, një nga redaktorët e studimit. De Neve thotë se individët kanë më shumë gjasa që t’ia kthejnë kuletën një të huaji (nëse e gjejnë në tokë) në vendet nordike sesa në vendet e tjera, që është një tregues i asaj që redaktorët e quajnë “mbështetje sociale”.

De Neve beson gjithashtu se siguria në punë dhe kushtet në një vend pune kanë një ndikim të madh në nivelin e lumturisë tek qytetarët.

“Njerëzit bëhen të palumtur në një vend pune ku ekziston kultura e marrjes lehtë në punë dhe shkarkimit gjithashtu lehtë nga puna”, tha ai.