Ky është vendi më dembel në botë, sipas shkencës

Një studim i ri i bërë nga një grup shkencëtarësh, ka zbuluar vendin më dembel në botë.

Një nga sondazhet më të mëdha të këtij lloji ka mbledhur të dhënat e mbi 700,000 njerëzve në mbarë botën. Detyra ishte e thjeshtë. Shkencëtarët në Universitetin Stanford iu kërkuan të gjithë të anketuarve që të regjistrojnë numrin e hapave që i bëjnë çdo ditë, përmes shkarkimit të aplikacioneve shëndetësore në celularët e tyre.

Aplikacioni në fjalë ishte Argus, një aplikacion për monitorimin e aktivitetit, i cili iu ofroi hulumtuesve mbi 68 milionë ditë të dhëna. Madhësia e mostrës ishte e madhe.

Hulumtuesi Scott Delp i tha BBC-së se studimi është rreth 1,000 herë më i madh se të gjitha eksperimentet e tjera të mëparshme që kanë të bëjnë me lëvizjen njerëzore.

“Janë bërë sondazhe të mrekullueshme shëndetësore, por studimi ynë i ri ofron të dhëna nga më shumë vende, më shumë subjekte dhe gjurmon aktivitetin e njerëzve në baza të vazhdueshme”, tha ai.

Gjetjet janë shumë të hapura. Sipas rezultateve, numri mesatar i hapave ditorë të ndërmarrë në mbarë botën ishte 4,961. Natyrisht, ky numër ndryshonte shumë nga kufiri në kufi, qyteti në qytet, gjinia në gjini, oqeani në oqean dhe modelet e stërvitjeve.

Pra, kush doli i fundit si vendi më dembel? Indonezia… Numri mesatar i hapave ishte 3,500 hapa në ditë. Na vjen keq Indonezi, por ju jeni zgjedhur vendi më dembel në botë.