Ky është vendi më romantik në botë për çifte

Ka pak eksperienca më romantike sesa të hash një ushqim të shijshëm përderisa je i rrethuar nga një pamje mahnitëse.

Që është arsyeja pse restoranti ‘Grotta Palazzese’ – një hapësirë mbresëlënëse e vendosur në një shpellë në qytetin jugor italian të ‘Polignano a Mare’ – të bën të dashurohesh në të.

Restoranti, pjesë e Hotelit ‘Grotta Palazzese’, ndodhet brenda një shpelle prej guri gëlqeror dhe u jep vizitorëve një pamje mahnitëse të Detit Adriatik dhe shkëmbinjve të tij afër.

Ditën, shpella ndriçohet pjesërisht nga reflektimi i diellit në ujin e kaltër të pastër – një vend që daton që nga viti 1700, kur fisnikëritë lokale e përdornin atë për bankete.

Tani vizitorët po shkojnë atje për ta kaluar Shën Valentinin në një darkë romantike të paharrueshme, nën shoqërim të pamjes që të lë pa fjalë dhe ushqimit të shijshëm mesdhetar.

Shikojeni se si duket ky restorant:

grotta-palazzese-01italian-cave-restaurant-grotta-palazzese-polignano-mare-2-italy0116mostromantcrest3rest-ristorante-grotta-palazzese-14470862018c4pl-700x466screenshot_1seaside-wedding-grotta-palazzese-polignano-apuliathe-cave-restaurant-stunningthesummercave1

Burimi i fotografive: grottapalazzese.it