Ky është vendi më romantik në botë

Harrojeni Parisin dhe Romën, vendi më romantik në botë gjendet në Qytetin e Engjëjve.

Kemi dy fjalë për ju: Big Sur. Dhe ju premtojmë se ky është vendi më romantik që do të shihni ndonjëherë.

Big Sur ndodhet në një shteg të mrekullueshëm të bregdetit të Kalifornisë Veriore, midis Carmel dhe San Simeon.

I ngulitur mes maleve madhështore të Santa Lucia dhe valëve të zhurmshme të Paqësorit, mënyra më e mirë për të arritur këtu është duke marrë autostradën 1, një rrugë me dy korsi që konsiderohet të jetë rruga më e bukur në botë.

Qoftë nëse shkoni thjeshtë për vizitë apo vendosni të bëni kamping  ose të rrini në një motel, sharmi i Big Sur do të jetë përreth jush me ushqim të shijshëm, njerëz miqësor dhe aktivitete të shumta.

Se si duket ky vend, shihni fotot më poshtë: