Ky është vendpushimi më popullor i Bullgarisë

Borovets është qendra më e vjetër e skijimit dhe më modernja në Bullgari. Në fund të shekullit IXX shfrytëzohej për gjueti nga familjen mbretërore, por prej vitit 1896 u shëndërrua në qendër skijimi. Sot është vendpushim dimëror i preferuar jo vetëm nga bullgarët, por edhe për mijëra turistë të huaj.

Qendra e skijimit Borovets ndodhet në malin Rila, në lartësi mbidetare 1350 metra. Është 73 kilometra larg nga kryeqyteti bullgar, Sofja, dhe 269 kilometra nga kreyeqendra e Kosovës, Prishtina.

bor bug 0002

Borovets është vend i njohur edhe për gara në sportet dimërore. Qendra e skijimit ka mbi 50 kilometra pista për sporte të ndryshme dimërore, disa prej të cilave janë ndër më të mirat në botë.

Prej viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar në këtë qendër vetëm sa janë shtuar turistët e huaj, gjë që ka bërë që Borovets të ketë zhvillim dhe të shndërrohet në një vendpushim shumë modern.

bor bug 0004

Borovets është një vendpushim tipit alpin dhe ofron kushte shumë të mira edhe jashtë pistave të skijimit. Qendra turistike është përplot hotele luksoze, restorante, bare dhe shitore për gjithçka që mund t’ju nevojitet.

Dimri në malin Rila është i butë. Shpatet janë të mbuluara me borë prej dhjetorit deri në muajin prill. Temperatura mesatare të janarit sillen rreth 4.8 gradë Celsius, gjë që e bën Borovetsin vend edhe më shumë të përshtatshëm për të kaluar pushimet dimërore. S’është larg nga Prishtina (269 kilometra). /Pushime.com/Foto: borovets-bg/

bor bug 0003 bor bug 0005