Ky fshat i bukur në Zvicër do t’ju paguajë për të jetuar aty

Nëse keni dashur ndonjëherë të jetoni në një fshat piktoresk në kodra, atëherë koha është tani.

Fshati zviceran “Albinen”, afër Leukerbad në kantonin e Valais, do të votojë një iniciativë e cila do t’ju ofronte para atyre të cilët dëshirojnë të jetojnë në fshat për të paktën 10 vjet.

Banorët e rinj do të paguhen 25,000 franga (rreth 21,400 euro) për të rritur dhe 10,000 franga (rreth 8,500 euro) për fëmijë, thuhet sipas buletinit të fshatit, të përkthyer nga The Local.

Banorët e fshatit të vogël zviceran janë shpërngulur me të madhe viteve të fundit, duke nxitur votimin. Fshati ka 240 banorë dhe largimet masive ndikojnë shumë në suksesin ekonomik të fshatit.

Shumica e atyre që janë shpërngulur janë njerëz të rinj – veçanërisht familje. Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS, shkolla lokale u desh të mbyllej pas largimit të tri familjeve.

Fshati i vogël është shumë i bukur, i pastër dhe ka një spa rezort afër. Natyrisht, aty nuk ka shumë punë, por ka qytete të mëdha afër ku banorët mund të punojnë.

Nëse jeni një nga këta njerëz që duan të shkojnë në këtë fshat, ka disa kritere të vogla që duhet t’i përmbushni.

Përveçse duhet të pajtohen që të jetojnë në fshat për një dekadë, aplikantët e kualifikuar duhet të jenë nën moshën 45 vjeç. Prona që ata zgjedhin në fshat duhet gjithashtu të ketë një vlerë minimale prej 200,000 frangave (171,575 euro) dhe të jetë shtëpia juaj e përhershme, jo banim dytësor.

Nëse largoheni nga fshati para 10 viteve, duhet ta paguani fshatin për investimin e tyre në ju. 10 vite në këtë fshat të bukur zviceran në të vërtetë nuk tingëllon edhe aq keq? /pushime.com