Ky hotel në Dubai ka pyll brenda tij

Arkitektët në Dubai janë duke e ndërtuar hotelin e parë në botë me pyll brenda tij.

Hoteli Rosemont, që pritet të hapet në vitin 2018, do të ketë 2 milionë m2 hapësirë, një plazh artificial dhe një pishinë qelqi të vendosur sipër rrugëve të Dubai.

Hoteli, i dizajnuar nga ZAS Architects, do të jetë kullë 47 katëshe pranë një kulle tjetër të së njëjtës lartësi.

Si një qytet që u bë i famshëm nga ishujt artificial dhe arkitekturën rekord-thyese, Dubai padyshim do të mirëpres zhvillimin e projektit 550 milionë dollarësh.

Se si do të duket hoteli, shikoni fotot më poshtë: