Ky hotel në Dubai ndodhet tërësisht nën ujë

Dubai është Mbretëria e Kënaqësisë, aty ku të gjithë do të dëshironin të pushojnë. 

Hoteli luksoz me elemente arabe, ndodhet në apeksin e Palmës Jumeirah në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hoteli është dëshmi e gjallë që tregon se sa mund të punojë njeriu për të tërhequr turistë në të. Resorti, i ndërtuar në një hapësirë prej 17 hektar, ka dy suita nënujore të mrekullueshme.

Rezorti u hap më 2008 dhe ka 1,539 dhoma, bashkë me dhomën mbretërore.

Hoteli është i kompletuar me parkun ujor ‘Aquaventure’ dhe Plazhin Nasimi, ku shpesh mbahen koncerte dhe ngjarje të tjera.

Se si duket ky hotel madhështor, shikoni fotot më poshtë: