Ky ishull është shpallur “më i miri në botë” për të tretën herë radhazi

Për herë të tretë radhazi, arkipelagu “Palavan” i Filipineve është zgjedhur ishulli më i mirë në botë.

Ishulli përrallor, që gjithashtu e rrethojnë edhe 1,800 ishuj të vegjël, zuri vendin e parë përsëri në çmimet e revistës “Travel & Leisure”.

Ky ishull është një parajsë romantike, i kompletuar me male të larta, shpella gëlqerore dhe ujë të kristaltë.

Nuk janë vetëm këto që e bëjnë këtë ishull kaq interesant. Është edhe lumi nëntokësor i ishullit, i mbrojtur nga UNESCO, që e bën këtë ishull ekzotik shumë të veçantë.

Për çmimet vjetore të kësaj reviste, lexuesve iu kërkohet që në bazë të përvojave të tyre, ta zgjedhin vendin më të mirë për të pushuar.

Dhe për të tretën herë radhazi, Ishulli Pavalan zuri vendin e parë. Ishte votuar Ishulli më i Mirë edhe në vitin 2013 dhe 2016.