Ky padyshim është plazhi më i çuditshëm në botë

​Ky është plazhi më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Ka ujë të kripur kristalt të pastër, rërë të bardhë, madje edhe dallgë, dhe është ‘hedhur’ në një lëndinë të gjelbër.

Plazhi i Gulpiyuri është një skutë jashtëzakonisht e këndshme e bregdetit, afër qytetit të Llanes, në veri të Spanjës, i cili të mahnitë për ujin shumë të pastër, rërën e bardhë e të imët dhe qetësinë e jashtëzakonshme të një ‘ishulli’ të çuditshëm.

Çuditërisht, në sipërfaqen e vogël të ujit, që duket sikur ka ngecur në atë vend, krijohen edhe valë, njësoj si në një det të hapur, çka e bën edhe më magjike eksperiencën që mund të përjetohet – edhe pse temperaturat e ujit mund te jenë të ftohta.

Miniplazhi ushqehet me ujë të kripur nga Gjiri i Biscay, në detin Cantabrian. Gjatë miliona vjetëve, valët kanë gërryer një seri tunelesh nën shkëmbinjtë që e lidhin këtë parajsë të vogël tokësore me plazhin.

Gulpiyuri fshihet pas disa kodrave të ulëta, rreth 100 metra larg nga deti. Pavarësisht se vendi është i fshehur dhe i vështirë për t’u gjetur, ai është kthyer tashmë në një Mekë për turistët e huaj.

Se si duket ky plazh, shihni fotot më poshtë: