Ky plazh “i fshehur” në Kroaci është emëruar më i miri në Evropë

Në këtë plazh mund të shkoni vetëm përmes ngjitjes në shkëmbinj, kalimit të rrugëve të ngushta ose të arrini me një anije taksi.

Për shkak të mundësisë jo të lehtë për të arritur deri tek ky plazh, ka shumë mundësi që të mos keni dëgjuar ndonjëherë për të.

Por, kohët e fundit ky plazh mori titullin “plazhi më i mirë në Evropë” nga grupi evropian i turizmit “Destinacionet më të mira Evropiane”.

Nëse nuk e dini se ku është, shkoni në Google dhe gjejeni atë. Ky është plazhi “Stiniva”, një plazh i cili ndodhet në një liman në ishullin kroat Vis.