Ky qytet është zgjedhur ‘qyteti më elegant në botë’

Londra është mposhtur nga Parisi në listën globale për “qytetin më elegant në botë”.

Kryeqyteti francez u ngjit në krye të tabelës së 100 vendeve më të kulturuara të botës, me Londrën e cila prapëseprapë ia doli t’i mposhte të tjerat vende të planetit.

Lista e gjerë shikoi faktorët si bukurinë arkitekturale e deri tek ajo se si vlerësohej çdo qytet nga ata të cilët jetonin aty, punonin ose thjeshtë e kishin vizituar atë.

Pastërtia, kultura dhe stili u përfshin gjithashtu në listë me pikët e ofruara nga ekspertët e modës, arkitektët dhe të tjerët.

Me përjashtim të Nju Jorkut, çdo qytet tjetër në top dhjetëshe ishte nga Evropa, me Italinë që ishte në listë me katër qytete dhe Francën me dy – Parisin dhe Boreaux.

Vjena doli e treta dhe Barcelona e gjashta. Kjo është lista me 20 qytetet më elegante:

1. Parisi
2. Londra
3. Vjena
4. Venecia
5. Firenca
6. Barcelona
7. Nju Jorku
8. Bordeauxi
9. Milano
10. Roma
11. Oslo
12. Amsterdami
13. Los Anxhelosi
14. Helsinki
15. Mynihu
16. Kopenhaga
17. San Francisko
18. Madridi
19. Tokio
20. Hamburgu

Burimi: Zalando