Qyteti i vjetër i Jemenit, Shibam, është metropoli më i vjetër në botë që ka përdorur ndërtimin vertikal.
Në zemër të Jemenit, një grumbull rrokaqiejsh prej balte ngritën lartë nga shkretëtira – një tregues i aftësisë së njeriut.
Në skajin e shkretëtirës të njohur si “Lagjja e Zbrazët”, qyteti Shibam i shekullit të 16’të mbetet metropoli më i vjetër në botë që ka përdorur ndërtimin vertikal.
Çdo aspekt i dizajnit të Shibamit është strategjik dhe i menduar mirë. Ndërtesat e larta me tulla prej balte, që shtrihen deri në shtatë kate, janë të ndërtuara nga toka pjellore që e rrethon qytetin.
Baltë, sanë dhe ujë u përzien dhe u lanë të piqeshin në diell për disa ditë. Strukturat kërcënohen vazhdimisht nga era, shiu dhe erozioni i nxehtësisë, dhe kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme.
Në vitin 2008, një ciklon tropikal përmbyti Shibamin, duke dëmtuar disa struktura dhe duke kërcënuar rrëzimin e kullave prej dheu.
Se si duket ky qytet i lashtë, shihni fotot më poshtë: