Ky vend ka një ndër shtegjet më të mira për çiklizëm në plazh

Shtegu për biçikleta Marvin Braude, është një rrugë e gjatë rreth 35 kilometra për biçikleta që shtrihet përgjatë plazheve më të bukura të Los Angjelosit. Parko makinën dhe merr një biçikletë me qera për një ditë të lezetshme në dy rrota. Përjetoni një udhëtim nga plazhi Hermosa deri te Santa Monika.

Momente relaksuese

Më pak i njohur për shumë njerëz, plazhi Hermosa është fshehurazi një nga qytet-plazhet më të mira në Los Angjelos. Bare me një industri elegante ndajnë bulevardin e Hermosës me butike interesante. Plazhi i bukur është një parajsë për atë që luajnë voljeboll në plazh, dhe ata që bëjnë patinazh. Si çdo qytet-plazh në Kaliforni, plazhi Hermosa krenohet për valëpritësin ku mund të shkosh për një shëtitje të këndshme.

Ferrari, villa dhe qenë Qiuaua

Makina Ferrari, villa dhe qenë Qiuaua të lezetshëm nëpër qanta: Plazhi i Manhatanit të mahnitë. Villat nëpër kodra të larta shiten me miliona. Sidoqoftë, ju mund të kaloni kohë të bukura edhe pa një kredit kartë platini. Parkoje biçikletën në fund të kodrës, merr një picë në piceritë e Manhatanit dhe haje ndërkohë që ulesh në një stol duke shikuar se si patinazhistët presin momentin kur të vijnë valët perfekte për t’u hedhur në aksion.

Patinazh dhe arti i rrugës

Menjëherë pas plazhit të Manhatanit, shtegu për biçikleta të çon drejt portit Marina del Rey. Artistët e rrugës, falltorët, dhe badibullderët me tatuja e trasnformojnë Venecien e Kalifornisë në një prej vendeve më të vizituara në Los Angjelos. Këtu mund ta gjesh pjesën më shumëngjyrëshe dhe elektrike të Los Angjelosit. Kjo vjen pjseërisht si falendërim i artit të mrekullueshëm nëpër rrugë. Admiroji muralet e mahnitshme përgjatë shëtitorës së plazhit dhe këndet e rrugëve për të hasur ndonjë perlë të fshehur.
Plazhi i Venecias është sinonim me sportin. Në varësi të të ashtuquajturit plazhit të muskujve ku mblidhen shumë badibullderë të rrëzitur të cilët bëjnë patinazh plazhi, ju mund të shihni shumë aftësi impresive të tyre. Dizajni i pellgut për patinazh është i inspiruar nga pishinat e thata ku dikur  kanë praktikuar aftësitë e tyre të patinazhit në vitet 1920.

Shtegu i biçikletave në Marvin Braude

Zyrtarisht, shtegu i biçikletave Marvin Braude fillon nga plazhi Will Rogers në veri deri te Plazhi Torrance në jug. Por ju mund edhe të shëtitni vetëm ndonjë pjesë të shtegut. Disa rrugë të shtegut shkojnë përgjatë bulevardit të plazhit por seksione të tjera shkurtojnë rrugën edhe përgjatë plazhit. Si një çiklist, ju e ndani shtegun me këmbësorët, ata që bëjnë patinazh dhe me vrapuesit. Shtegu nuk është i përshtatshëm për gara me biçikleta, por kush do të donte të shpejtonte kur aty mund të shijosh atmosferën relaksuese kaliforniane.