Ky vend ka plazhin më të mirë në Evropë

Edhe zyrtarisht Spanja është vendi me plazhin më të mirë në Evropë, sipas rezultateve të një sondazhi vjetor nga uebfaqja TripAdvisor.

Playa de la Concha (plazhi La Concha) në qytetin bask të San Sebastianit, u zgjodh plazhi më i mirë në kontinent në garën “Traveller’s Choice Awards 2018”.

Plazhi ka me të vërtetë një pamje piktoreske dhe ndodhet në Ishullin Santa Clara. Vizitorët mund të marrin një varkë për t’u shëtitur përreth ishullit nga plazhi.

La Concha është një vend i popullarizuar i verës, ku vendasit dhe turistët i shtrijnë peshqirët e tyre dhe kënaqen me rrezet e diellit dhe ujin e pastër në plazh.