Vendi i bukur dhe misterioz i Islandës është i famshëm për shumë gjëra, duke përfshirë klimën e ashpër dhe geizerlët e bukur.
Shumë pak njerëz e dinë se Laguna e Kaltër ndodhet në Islandë. Por, njerëzit duhet ta dinë, sepse ky vend është me të vërtetë si një parajsë në Tokë.
Kjo lagunë është unike, pasi që përmban një pishinë krejtësisht natyrale të ngrohtë. National Geographic e futi këtë lagunë në 25 mrekullitë e botës. Sipas një legjende, një specialist i energjisë që vuante nga një sëmundje e lëkurës, i zbuloi vetitë shëruese të ujit të këtij liqeni.
Duke notuar në lagunë, ai u shërua plotësisht nga sëmundja. Uji ka një përbërje kimike unike, që përfshin minerale, silicë dhe alga. Ngjyra e kaltër e ndezur shkaktohet nga silica. Turistë nga e gjithë bota vijnë ta shohin këtë burim magjik të ujit.