Lëshohet me parashutë mbi ujëvarat më të mëdha në botë

Një guximtar i cili u lëshua me parashutë mbi sistemin më të madh të ujëvarave në botë ka kapur zbritjen e tij në kamerë.

Rafael Goberna incizoi veten duke fluturuar mbi ujëvarat spektakolare të Iguazu-s në vendin e tij të lindjes (Brazil), duke marrë një pamje të pabesueshme poshtë.

Videoja e shfaqë parashutistin akrobatik duke qëndruar në ajër mbi ujëvarat. Shikojeni videon e RedBull më poshtë, e cila është incizuar në 360 shkallë: