Lumi me pesë ngjyra, mrekullia natyrore që mahnitë të gjithë

“Cano Cristales” është një nga bukuritë më të veçanta natyrore që rrjedh nga Sierra de la Macarena, në Andet e Amazonës në Kolumbi. Ky lumë rrjedh nga Andet dhe përshkon 100 kilometra, para se të përfundojë në ujin e lumit Guyabero, duke ofruar një pamje unike në botë.

Kjo rrjedhë uji, e njohur ndryshe si “ylberi transparent” apo “lumi me pesë ngjyra”, në disa momente të vitit popullohet nga alga të ndryshme, ngjyrat e të cilave përcillen nëpërmjet ujit.

Nga muaji shtator deri në muajin nëntor, në ujërat e tij shfaqet një algë e njohur si Macarenia Clavigera, e cila i ofron lumit larmi ngjyrash, mes të kuqes, të verdhës, jeshiles dhe portokalles.

Lumi kolumbian shndërrohet kështu në një panoramë unike me larmishmëri ngjyrash, duke u bërë një atraksion i vërtetë turistik. Algat dhe myshqet transportohen nga rrymat për dhjetëra e dhjetëra kilometra, duke krijuar një ylber ngjyrash spektakolarë.

Përveç këtij spektakli unik të natyrës, në zonë ekzistojnë edhe shkëmbinj ndër më të vjetrit në botë, ndërsa bota e florës dhe faunës është tejet e pasur, pasi në këtë zonë mund të gjenden 420 lloj zogjsh, 10 lloj amfibësh, 43 lloj gjarpërinjsh etj.