Magjia dhe bukuria e Cinque Terre (Itali)

Pesë fshatrat e peshkimit dhe ngushticat shumëngjyrëshe që ndodhen në Liguria, veri-perëndim të Italisë e përbëjnë të ashtuquajturin Cinque Terre, që nënkupton pesë tokat të cilat cilësohen si vende përrallore, dhe që janë në listen e dëshirave të shumë tursitëve pë t’u vizituar.

Ndër shumë vizitorë, edhe Iris van den Broek i ka ekspoluar këto pesë fshatra të cilët i ka cilësuar si perla të Italisë. Ajo e ka ndarë me ne eksperiencën që i ka sellur asaj ky udhëtim.

Riomaggiore

Është pasditë në Riomaggiore. Një erë e lehtë e detit fryn mbi port, dyqani i akulloreve është i mbushur përplot dhe të rinjtë kërcejnë nga shkëmbinjtë në gjirin e ujërave të thella blu.
Kur dielli fillon të perëndojë ngadalë dhe hedh një shkëlqim të ngrohtë nëpër shtëpi, unë e shijoj bukurinë e këtij fshati. Nuk mund të rezistoj së fotografuari pamjen klasike të shtëpive të radhitura në shkëmbinjtë e pjerrët. Klishe? Oh po! E bukur? Sa s’ka më!

Cinque Terre është në listat e shumë njerëzve për t’u vizituar gjatë verës dhe që pastaj do të duash ta ndash me të tjerët këtë eksperiencë. Por, pavarësisht turistëve, jeta lokale aty vazhdon si zakonisht. Natën, kur shumica e autobusëve me turistë të jenë larguar, fëmijët luajnë futboll në sheshin pranë kishës, meshkujt diskutojnë për jetën nën hijen e pemëve ndërsa femrat bisedojnë përderisa  shëtisin përgjatë rrugëve. Duket sikur koha nuk ka ndryshuar shumë aty dhe njerëzit jetojnë sikur jetonin para 60 viteve.
Të kalosh natën në Cinque Terre më mundëson të vëzhgoj dhe të shijoj mirë ditën e përditshme të këtyre fshatrave të vogla të peshkimit.

Manarola magjike

Zgjohem herët të filloj shëtitjen përgjatë Cinque Terre. Në shkëmbinjtë në port e shoh diellin duke u zvarritur nëpër Riomaggiore përderisa fshati ngadalë edhe zgjohet. Shëtitjet përgjatë bregut të thyer lidhin fshatrat, por, për fat të keq shtegu për Manarola  është i mbyllur. Kështu unë marr trenin që lidh të gjitha fshatrat së bashku. Manarola është gjithashtu fshati më i vjetër në Cinque Terre i cili daton që nga viti 1261.
Poshtë ujit, barkat janë të parkuara sikurse makinat. Peshkimi dhe kultivimi i verës janë aktivitet kryesore këtu. Pak gjëra kanë ndryshuar, mu sikur në ditët e vjetra.

Të qëndrosh me kranari mbi një guri

Corniglia është fshati  i vetëm që nuk ndodhet në ujë. Me krenari është i vendosur mbi një guri, lartë përmbi deti. E bukur, por shumë udhëtim me këmbë.
Corniglia ka në ndryshim atmosfere në krahasim me fshatrat Mnaraola dhe Riomaggiore, është më thjeshtë dhe më heshtur. Shumë vizitorë e tejkalojnë këtë fshat sepse është më sfidues për të arritur prandaj edhe është më i qetë sa i përket turistëve.
Në fund të rrugës kryesore do të gjeni një pamje të bukur mbi oqeanin dhe reflektimin e fshatit tjetër Manarola. Në sheshin e fshtatit me diell, unë e shijoj specialitetin e vendit, që është makraona me ushqim deti, tregon turistja.

Perla e  Cinque Terre: Vernazza

Pjesa më e bukur e rrugës është ajo prej fshtatit Corniglia për në Vernazza. Rruga shtrihet përgjatë bregdetit, dhe e shijoj një një pamje të pandërprerë  të oqeanit të thellë plot kaltërsi, ku edhe pse lartë, përmbi ujë dëgjohen të qeshurat e turistëve në barka. Aromat e mira e bëjnë këtë shëtitje që t’i stimulojnë shqisat. Mund të nuhasësh aromat e portokallit, limonit dhe shumë e shumë aroma tjera të panjohura të bimëve dhe luleve.
Vernazza ndryshe njihet edhe si perla e Cinque Terre dhe kur futesh në fshat e kupton menjëherë pse. Fshati përfundon pranë një gjiri dhe të një kulle me këmbanë që qëndron në qendër të fshatit. Fëmijët janë ngado, duke mbajtur në duar qanta prej letre me fruta deti të fërguar.

Jeta është një plazh: Monterosso al Mare

Monterosso al Mare gendet në pjesën periferike të Cinque Terre, një vend më i gjerë dhe më madhor. Sigurisht që gjithçka është relative, sepse gjithsesi mbetet një fshat i vogël peshkimi. Monterosso al Mare është i vetmi fshat me një plazh të gjatë dhe rruga kryesore është e drejtuar kah masa e gjerë e turistëve. Rrobat e lara gjenden të varura jashtë që të thahen dhe ajri është i mbushur me aromën e ushqimit të pjekur dhe të freskët, gjë që mund të haset në çdo pjesë të Cinque Terre. Nga Monterosso al Mare marr barkën të kthehem në Riomaggiore, rrugëtim ky që të kthen edhe një herë nga të pesë fshtrat. Nga uji mund të vlerësohet lokacioni mahnitës që kanë këto fshatra. Pesë fshatra që të kthejnë prapa në kohë dhe të bëjnë të refuzosh vazhdimin e vitit me të njejtin ritëm. E mrekullueshme!