Më dërgo në Mal të Zi!

Peizazhet e Malit të Zi janë aq të bukura sa që mund ta ngatërroni atë me ndonjë vend tjetër në Tokë. Në fakt, ky vend i vogël në Evropën juglindore duket të jetë një mozaik i pjesëve më të mira të botës.

Mali i Zi i ka të gjitha ato veçori që një vend i bukur i ka, prej maleve me borë e deri tek plazhet mahnitëse në Detin Adriatik, prej liqeneve piktoresk afër maleve e deri tek ujëvarat, lumenjtë dhe kanionet magjike.

Është një vend i përsosur nëse jeni lodhur nga zhurma e një qyteti të madh. Nëse dëshironi ta pastroni mendjen dhe ta qetësoni veten, Mali i Zi është vendi më i mirë për ta bërë këtë.

Ndoshta nuk jeni të bindur, por kur t’i shihni bukuritë e këtij vendi në fotot më poshtë, do të harroni të gjitha brengat!

Agimi në bregun e Gjirit të Kotorrit. Edhe një mëngjes i së hënës nuk është i keq nëse dita juaj fillon këtu.

Duket se i gjithë gjelbërimi gjendet këtu, në Parkun Kombëtar Durmitor.

Një bankinë e qetë në qytetin e Perastit.

Peizazhet e habitshme, pothuajse si jashtëtokësore, të Liqenit të Djallit (Vrazje Jezero).

Diku në labirintin e rrugëve në një qytet bregdetar.

Ishulli i Shën Gjergjit dhe Ishulli Shkëmb i Zonjës Sonë, ndodhet në zemër të Gjirit të Kotorrit.

Një fshat i vjetër verior, i humbur diku në male.

Në Mal të Zi, nuk e parkoni veturën tuaj, por varkën!

Mali i Zi është i bukur edhe në mot të keq: një ditë me shi në Liqenin e Shkodrës.

Vendi është gjithashtu një parajsë e vërtetë për macet! Njerëzit e Malit të Zi i dashurojnë macet. Kafshët e pastrehë nuk janë vërtetë të pastrehë këtu. Edhe nëse jetojnë në rrugë, njerëzit kujdesen për to.

Ferma Mussel afër qytetit të Perastit.

Mund të ecni shumë larg pa takuar asnjë person të vetëm në tokat e shkreta në veri të Malit të Zi.

Dielli i mëngjesit reflektohet në ujin e qetë të Liqenit të Zi.

Hoteli ishull i Sveti Stefan (Stefanit të Shenjtë) në bregdetin e Adriatikut.

Ujërat e pastër të Taras, një lumi piktoresk malor.

Ura Dzhurdzhevicha Tara – një urë rrugore mbi kanionin i cili ngrihet mbi lumin Tara. Kushdo që i adhuron lartësitë, ky vend është për ta – ura që shtrihet mbi kanion është e lartë 564 metra.

Liqeni Trnovačko me formë zemre. Edhe natyra e do këtë vend të vogël, por shumë të bukur.