Milano, dashuria ime e madhe!

Milano njihet si kryeqyteti botëror i modës, por njëherësh është edhe shtëpia e shumë institucioneve kulturore, katedraleve, muzeve dhe galerive të artit, që vizitohet nga miliona njerëz.

Turistët e këtij qyteti përbëjnë rreth një të dhjetën e vizitorëve të huaj që hyjnë gjatë një viti në Itali. Nëse e keni njohur Milanon vetëm si “kryeqytetin industrial” të Italisë, atëherë ju nuk e njihni atë.

mila-mila-0001

Galeritë “Vittorio Emanuele” dhe  “Pinacoteca di Brera” janë prej galerive më të rëndësishme të artit në Milano. Përmbajnë koleksionet më të shquara të pikturës italiane, duke përfshirë kryevepra të tilla si “Brera Madonna”.

Edhe “Castello Sforzesco” është gjithmonë përplot ekspozita të ndryshme, edhe pse aty ka koleksione të shumta të artit, sidomos statuja, por edhe skulptura sikurse është ajo e fundit e Michelangelo-s, “Trivulzio Madonna” e Andrea Mantegnas dhe “Darka e Fundit” e të famshmit Leonardo da Vinçi.

mila-mila-0006

Kompleksi Castello përfshin edhe plot muze të tjera, ndër të cilat veçojmë Muzeun e Lashtë, Muzeu e Mobiljeve, Muzeu e Instrumenteve Muzikore e muze tjerë plot kulturë e artefakte mbresëlënëse.

Sot Milano është shndërruar edhe në një qendër të madhe ndërkombëtare të artit modern dhe bashkëkohor. “Museo del Novecento”, i vendosur në “Palazzo dell’Arengario” është një nga galeritë më të rëndësishme të artit të shekullit 20 në Itali.

mila-mila-0004

Milano është edhe shtëpia e shumë projekteve të artit publik, me një shumëllojshmëri të punimeve, sidomos skulptura në copa të muraleve të realizuara nga artistë italianë të njohur ndërkombëtarisht.

Këtu janë punimet e Arman, Francesco Baraghi, Alberto Burri, Pietro Cascella, Maurizio Cattelan, Leonardo Da Vinci, Giorgio de Chirico , Fausto Melotti, Claes Oldenburg, Igor Mitoraj, Michelangelo Pistoletto, Arnaldo Pomodoro, Aldo Rossi, Giuseppe Spagnulo, Domenico Trentacoste, etj.

mila-mila-0003

Qyteti i dytë italian për nga madhësia, është qendër e madhe kombëtare dhe ndërkombëtare e muzikës, e spektakleve dhe operas. Aty është edhe njëri prej teatrove më të famshëm të operas në botë, “La Scala”.

Pastaj vizita te Katedralja Duomo e Milanos është një përvojë që nuk duhet humbur, është një tregim i jashtëzakonshëm i gjashtë shekujve të historisë dhe statujave të saj të panumërta.

mila-mila-0005

Navigli është vendi ideal për një shëtitje romantike sidomos në mbrëmje. Përgjatë kanaleve ujore të qytetit ndodhen me dhjetëra restorante dhe kafiteri që gjithmonë janë plot me çifte të dashuruara, të cilët për pak orë bien në dashuri të madhe edhe me qytetin. /Pushime.com/