Mrekullitë arkitekturale të botës, përmes fotove

Çfarë kanë të përbashkët Njeriu i Djegur, një pishinë në Kinë dhe një kishëz që duket si një manta e detit?

Që të gjitha janë yje të një gare ndërkombëtare të fotografisë.

Njëzet fotografi janë publikuar si një listë e shkurtër e garës prestigjioze të këtij viti për fotografinë më të mirë të mrekullive arkitekturale të botës.

Lista e shkurtër do të prezantohet në Festivalin Botëror të Arkitekturës në Berlin. Festivali mbahet prej 15-17 nëntorit nga dizejnerët dhe arkitektët më të njohur.

Vizitorët do të jenë në gjendje që të votojnë për fotografinë e tyre favorite dhe fituesi do të shpallet në Darkën WAF Gala.

Prej muzeve daneze e deri tek banesat në Singapor, MailOnline Travel na dërgon nëpër botë me këto fotografi mahnitëse.

Kishëza që duket si një manta e detit në Cape Town, Afrikë të Jugut

Banesat Choi Hung në Hong Kong

Bunkeri në kodër, Itali

Feneri i Detit në Nevada SHBA, gjatë Festivalit ‘Njeriu i Djegur’

Ngjyrat e ndezura të Derby Arena Velodrome kanë fituar një vend në këtë kategori, bashkë me ndërtesat më poshtë

Muzeu Popullor i Artit në Akademinë e Arteve në Kinë

Vrimat e dritave të krijuara nga një efekt i mahnitshëm në një pishinë në Kinë

Muzeu Tianrehne, Kinë

Ndërtesa e Muzeut Dongzhuang në Kinë

Rrethi i dritës: Kunstmuzeu Aarhs në Danimarkë

Harrojeni kampusin e Apple, kjo është ndërtesa e Samsung në San Jose, Kaliforni

Një hotel në Ayutthaya, Tajlandë, është emëruar në kategorinë për pamjen e jashtme

Muri verior i Kazinos Revel në Atlantic City, New Jersey

Muzeu Sumida Hokusai në Tokio

Një shtëpi private në Bangkok, Tajlandë

Kompleksi i madh banesor në Singapor

Imagjinojeni të stërviteni këtu. Studentët e Universitetit Tianjin e kanë këtë hapësirë të pabesueshme në palestër

Shtëpia në Shkëmb, Spanjë