Mrekullitë arkitekturale të Dubai që mahnitin të gjithë

Peizazhi futurist dhe i shkëlqyeshëm i Dubai përmban struktura inovative, si dhe ndërtesat më të larta në botë.

Kjo është e gjitha çfarë duhet të dini rreth monumenteve më të mira dhe mega projekteve në Dubai.

Burj Khalifa

Duke qenë 830 metra e lartë, Burj Khalifa është struktura më e lartë në botë. Ajo shihet nga 97km largësi. Është aq e lartë sa që nga baza e ndërtesës e deri në krye të saj, moti ndryshon për gjashtë gradë.

Burj Al Arab

Projektuar nga firma Atkins dhe udhëhequr nga arkitekti Tom Wright, kjo ikonë unike ka formën e veles dhe ndodhet në një ishull të krijuar nga dora e njeriut. Edhe pse pesë yje është vlerësimi më i lartë zyrtar për një hotel, Burj Al Arab njihet në mbarë botën si hoteli i parë në botë me shtatë yje, shkruan pushime.com.

Blloku më i lartë

Dubai Marina ka ndërtesat më inovative dhe rrokaqiejt më unikë, duke thyer kështu edhe rekorde botërore. I njohur si blloku më i lartë, Dubai Marina ka 14 nga 20 rrokaqiejt më të lartë në botë.

Kulla e Princeshës është kulla më e madhe me banorë në botë. Ajo fitoi famë kur në të u mbajt eventi “Dream Jump” (Hedhja e Ëndrrave) si pjesë e ekspeditës “80 Hedhjet Përreth Botës”.

Hedhjet e ëndrrave janë një mënyrë për të përjetuar rënien e lirë pa litar. Shikojeni në një video më poshtë, për të parë një aksion që ndodhi në Kullën e Princeshës më 2015.

Mega ishujt

Popullsia e Dubai është rritur nga 183,187 në vitet e 70’a, në 2.71 milionë në vitin 2017. Popullsia e Dubai po vazhdon të rritet dhe me këtë edhe nevoja për të pasur më shumë hapësirë. Zgjerimi i Dubait urban shtrihet në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe në ujëra.

Kanalet e lundrueshme

Gjiri i Ngushtë i Dubai ndodhet në zemër të Dubait të Vjetër dhe është një ikonë historike në qytet. Liqeni ndan dy zonat që dikush ishin qendrat kryesore të qytetit – Deira dhe Bur Dubai. I pari ishte vendosur nga fisi Bani Yas në shekullin 19, duke krijuar dinastinë Al Maktoum që është e pranishme edhe sot e kësaj dite.

Ky gji shërbente si porti i vetëm i Dubait. Ishte një pikë tregtare dhe veproi si burimi kryesor për të ardhurat e Dubai nga perlat e tij dhe peshkimi. Gjatë shekullit të, ky gji u rrënua disa herë për të lejuar anijet më të mëdha që të hynin brenda.

Në ditët e sotme, ky gji ende vepron si port, por gjithashtu është edhe atraksion turistik. Ky gji tani është pjesë e klubit të jashtëzakonshëm të mega strukturave në Dubai.

Peizazhi i plotë

Shikojeni videon më poshtë për t’i parë mrekullitë e plota arkitekturale të Dubait.