Në këtë ishull magjik mund të shkoni pa vizë

Kosova është vendi më i izoluar në botë kur është fjala për të udhëtuar jashtë saj pa viza. Por, janë disa vende në botë, të cilat qytetarët e Kosovës mund t’i vizitojnë pa nevojën e vizës.

Një vend i tillë është edhe Ishujt Galapagos në Ekuador, të cilët ofrojnë një peizazh që nuk gjendet askund tjetër në botë. Rreth 3-5 milionë vjet më parë, një sërë shpërthimesh vullkanike formuan arkipelagun e Galapagos, një grup prej 19 ishujsh.

I ndodhur në Oqeanin Paqësor rreth 600km larg bregut të Ekuadorit, Ishujt Galapagos ekzistuan të paprekur për miliona vjet. Fama e këtyre ishujve është rritur shumë, sidomos viteve të fundit, shkruan pushime.com.

Ekuadori nuk kërkon viza për qytetarët e Kosovës; Wikipedia

Arkipelagu u bë parku i parë kombëtar i Ekuadorit më 1959, dhe Galapagos u vendosën nën mbrojtjen e UNESCO-s më 1978. Sot, më shumë se 200,000 njerëz e vizitojnë Galapagos çdo vit për t’i parë kafshët dhe peizazhet unike të këtij rajoni.

Se si duken këta ishuj mahnitës, shikojeni videon më poshtë: