Në këto 8 vende të botës është e ndaluar të fotografosh!

Të gjithë mezi presin të udhëtojnë dhe të shkojnë në pushime në vendet e tyre të preferuara, për të krijuar kujtime dhe përvoja të reja.

Megjithatë, në disa vende, janë disa ligje dhe rregulla të çuditshme të cilat mund t’i fusin turistët në probleme. Sot pushime.com ju prezanton një listë me disa vende ku të bësh fotografi gjatë pushimeve nuk është një ide e mirë.

8. Amsterdam, Holandë – Distrikti ‘Drita e Kuqe’

Distrikti ‘Drita e Kuqe’ në Amsterdam është i famshëm për bordellot e tij, kanalet piktoreske dhe kafeteritë. Në këtë pjesë të qytetit, vendasit e urrejnë kur turistët iu bëjnë foto prostitutave që qëndrojnë në dritare. Nëse mendoni të merrni me vete një kamerë kur shkoni në këtë vend, rrezikoheni të rriheni keq.

7. Koreja e Jugut (deri në 7 vite burg)

Në këtë vend, është e ndaluar t’i fotografosh gratë pa pëlqimin e tyre – madje edhe në vendet publike. Neglizhimi i këtij rregulli konsiderohet një akt i agresionit seksual dhe mund të dënohet me një gjobë deri në 8,000 euro dhe deri në 5 vite burg.

6. SHBA

Në SHBA, ligjet për të bërë fotografi janë më të mira se në Kore të Jugut. Por, edhe këtu mund të hyni në telashe në disa raste, si për shembull t’i fotografoni pronat private. Këshillohet gjithmonë që të kërkoni leje nga pronari i pronës para se ta fotografoni atë. Dhe, ajo që ka më së shumti rëndësi, gjithmonë kushtojuni vëmendje shenjave rrugore.

5. Emiratet e Bashkuara Arabe

Në EBA, të fotografohesh në vende të ndaluara mund të dënohesh me 1 deri në 3 muaj burg dhe me një gjobë prej 1,300 euro. Në shumë vende, është e ndaluar që të përdoret kamera. Gjithashtu, nuk mund t’i fotografoni ndërtesat e qeverisë, urat e caktuara dhe pallatet e Sheikëve. Kjo ndalesë është e shkruar në legjislacionin e vendit.

4. Kore të Veriut

Nëse dëshironi ta vizitoni këtë vend, bëhuni gati për disa ndalesa në sjellje dhe lëvizje. Në Kore të Veriut, nuk ju lejohet të dilni nga hoteli pa ndonjë udhëzues, dhe as s’mund të bëni fotografi pa lejen e tij. Nëse nuk i përmbaheni kësaj, mund të dënoheni me gjobë ose me diçka edhe më të keqe.

3. Angli

Britanikët i trajtojnë turistët e dhënë pas kamerës me mirëkuptim. Mund të bëni fotografi amatore pothuajse kudo në vend, por fotografitë komerciale kërkojnë autorizim të veçantë. Për shembull, një fotografi komerciale në Sheshin ‘Trafalgar’ dhe në Sheshin e Parlamentit mund të bëhet vetëm me lejen e Kryetarit të Londrës.

2. Japoni – Jo fotografi statujave të Budës dhe tempujve!

Në Japoni, është e ndaluar që t’i fotografoni disa tempuj dhe statuja të caktuara. Kjo pasi, sipas tyre, fotografimi i mërzitë shpirtrat.

1. Algjeri – Jo fotografi grave dhe objekteve ushtarake

Algjeria është shumë konzervative, sidomos në pjesën jugore të vendit. Mund t’i fotografoni meshkujt vetëm me lejen e tyre. Kurse gratë mund të fotografohen vetëm me lejen e burrave ose baballarëve të tyre, pasi konsiderohen si pronë e tyre. Është rreptësishtë e ndaluar që t’i fotografoni urat dhe objektet ushtarake. /pushime.com