Në Rovinj do të ktheheni prapë!

Në bregdetin e bukur të Kroacisë ndodhet një prej vendeve më romatike në Mesdhe!

Qyteti Rovinj/Rovigno, i vendosur në bregun perëndimor të gadishullit të Istrias, është një prej vendpushimeve më të njohura kroate. Gjuhë zyrtare janë kroatishja dhe italishtja, dhe dy emrat që mban qyteti janë zyrtar dhe të barabartë.

rovinj-dest-0001

Rovinj është destinacioni i duhur për të gjithë ju që dëshironi një atmosferë sentimentale.
Jeta romantike e këtij qyteti filloi në ishull qëkur ai u popullua. Një hapësirë e kufizuar çoi në ndërtimin e shtëpive të ngushta, rrugëve të ngushta dhe shesheve të vogla, ende të paprekur nga urbanizmit modern.

rovinj-dest-0002

Në bregdet, Rovinji është e mbrojtur nga brigjet e larta shkëmbore dhe muret e shtëpive të ndërtuara në shkëmbinj.

Ky qytet unik i vjetër ka nën administrim me dhjetra objekte kulturore, 67 kilometra vijë bregdetare, mbi dy mijë hektarë parqe të mbrojtura gjelbra, 16 ishuj, që tërheqin dhjetëra mijëra turistë gjatë vitit.

rovinj-dest-0005

Rovinj është një vend që ofron “bukuri të fshehura” dhe mundësi të shumta për turistët – vende arkeologjike, ecje nëpër parqet e mrekullueshme, aktivitete sportive dhe rekreative, barka me vela, zhytje, hotele të cilësisë së lartë dhe specialitete të shijshme dhe të paharrueshme prej kuzhinës mesdhetare!

Rrugët kryesore janë përplot me restorante, kafiteri të bukura dhe galeri të artit. Qyteti dhe shumë prej ishujve kanë hotele luksoze, që zakonisht janë përplot me turistë prej qershorit në shtator.

Qyteti që ofron mundësi për pushim të këndshëm, ngase ka plot plazhe të bukura, është i rrethuar me mijëra barka, pasi njihet si një prej vendbanimeve më me traditë për peshkim në gjithë bregdetin Adriatik.

Nëse njëherë shkoni për pushime në Rovinj, atëherë gjithnjë do të keni dëshirë të ktheheni aty.  /Pushime.com/