Në Suedi ndodhet një hotel i bërë krejtësisht nga akulli!

Prej të gjithë hoteleve në të cilët keni qenë, asnjë nuk ka qenë sikur ky, këtë e themi me plot bindje.

Sa herë që keni shkuar në ndonjë hotel, ka ndodhur që të nervozoheni për shkak se ka qenë ftohtë, shtrati nuk ka qenë i mirë ose ndonjë arsye tjetër.

Por, ekziston një hotel në botë i cili është i ndërtuar krejtësisht nga akulli dhe dhomat e të cilit janë të ftohta deri në -5 C gradë.

Hoteli ishte krijuar më 1989 dhe ndodhet në Suedi në qytetin e vogël të Jukkasjarvi. Ky hotel ka madje edhe një pishinë të akullt. Se si duket hoteli i akullt mund t’i shihni fotot më poshtë: