Nga Greqia në Holandë, këto qytete nuk përdorin fare makina!

Bota tani e ka pranuar se rrugët e qytetit duhen projektuar për njerëzit e jo për makinat. Milano paguan qytetarët të lënë makinat në shtëpi, Parisi ka dyfishuar korsitë e biçikletave dhe jep bonuse në para për ata që shkojnë në punë me biçikletë, ndërsa Hamburgu e ka kthyer biçikletën në mjetin e parë të lëvizjes.

Ky revolucion po ndodh pikërisht në kryeqytetet evropiane të cilat janë projektuar qindra ose mijëra vjet para se të vinin makinat.

Por ka edhe qytete ku makinat janë të ndaluara. Ja cilët janë 7 qytetet që nuk kanë as edhe një makinë.

1. Giethoorn, Holandë

Nëse jeni nga ata persona që e urrejnë trafikun, atëherë vendi i duhur për ju gjendet në Holandë, në provincën e Overijssel. Sekreti i këtij qyteti të vogël nuk është mospasja e makinave, por mungesa e rrugëve të vërteta. Bëhet fjalë për qytetin e Giethoorn, i njohur si Venecia e veriut, sepse rrugët e vetme në të janë kanale ujore që lidhin shtëpitë me qendrën e qytetit.

Këto kanale ujore kanë pak të përbashkëta me Venecian e sotme, pasi Giethoorn është në fakt një qytezë e vogël me 3 mijë banorë, e themeluar nga mercenarë të cilët në vitin 1230 u vendosën në këtë tokë. Qyteza është pa rrugë sepse ishte ndërtuar për të fshehur banorët e saj nga persekutimet fetare të shekullit XII. Vetëm vite më vonë murgjit ndërtuan kanalet ujore ashtu siç janë edhe sot.

Sot, kjo qytezë duket sikur ka dalë nga një përrallë, me shtëpitë e bukura që gjenden në ishuj të vegjël të izoluar, të lidhura me mbi 150 ura ndërmjet tyre. Kjo qytezë, është padyshim një nga destinacionet më të mrekullueshme e të fshehura të Amsterdamit që nuk duhet humbur.

2. Ishulli Mackinac, Michigan

Në këtë vend nuk ka smog dhe as ndotje të ajrit. Makinat janë të rralla dhe të gjithë kanë biçikleta. Në këtë qytet jetojnë rreth 500 banorë.

Bëhet fjalë për ishullin Mackinac Island, i cili është cilësuar si ishulli më ekologjik në botë dhe ndodhet në SHBA, në liqenin Huron, mes dy gadishujve të Shtetit të Michiganit.

Në ishull makinat janë ndaluar me ligj në vitin 1898 dhe ajo që i mrekullon turistët është qetësia dhe gjendja e rrugëve.

Ky ishull amerikan është pa dyshim një vend për tu pasur zili dhe që na çon paksa pas në kohë, në një jetë përpara revolucionit të dytë industrial dhe të motorit të shpikur nga Ford. Masat e ndalimit të automjeteve datojnë që nga viti 1870, për të ruajtur disa thesare natyrale, pasi 80% e territorit është shpallur pasuri publike.

3. Hidra, Greqi

Në detin Egje, midis gjireve të Saronik dhe Argolik gjendet ishulli Hidra. Qyteti kryesor është Port Hidra, ashtu sikurse është quajtur qyteti klasik grek: shtëpitë e bardha që mbulojnë kodrat e zonës dhe një oqean i pastër, qëndron aty pranë. Ishulli është ruajtur me ligj nga ndërtesat e reja dhe qyteti nuk ka makina për shkak se rrugët janë shumë të ngushta dhe të pjerrta. Pra, Hidra është në të njëjtën gjendje sikurse ishte 50 vjet më parë.

4. Fire Island, New York, SHBA

Askush nuk është i sigurtë se si Fire Island mori emrin e tij. Disa thonë se kjo ishte për shkak të një gabim në drejtshkrim, të tjerë këmbëngulin se emri vjen nga një rast kur piratët i vunë zjarrin ishullit.

Por ishull në brigjet e Long Island nuk është i njohur për emrin e tij; por për madhësinë. Edhe pse është 50 km i gjatë, ishulli është më pak se një kilometra i gjerë. Ishulli nuk është mjaft i gjerë për makinat. Njerëzit e ishullit kanë hequr dorë nga makinat dhe përdorin biçikleta.

Mungesa e makinave do të thotë gjithashtu se njerëzit ecin në këmbë pothuajse kudo.

5. Paqueta, Brazil

Ky ishull në brigjet e Brazilit ishte fillimisht shtëpia e fisit indian Tamoio, një fis kryesisht gjuetarësh. Kur francezët pushtuan vendin e tyre, Tamoio u bashkuan me portugezët dhe mundën rivalët e tyre. Ky konflikt shënoi kthesën e ishullit nga gjuetarë në një ishull për të prodhuar fruta dhe perime. Sot, me rrugët me kalldrëm dhe pa automjete, Paqueta ruan të njëjtën bukuri të saj sikurse dikur.

6. Venecia, Itali

Madhështor, i bukur, i qetë, i zhurmshëm, i ftohtë, i nxehtë, i pastër, aty është çdo gjë tokësore dhe jashtëtokësore, shtrihet mbi valëdallgët e detit Adriatik, si një këmbanë e madhe qiellore ku uji dhe qielli nuk njohin dhe nuk ndajnë kufij.

I vetmi qytet në botë pa motoçikleta dhe motorë. I vetmi qytet në botë që udhëtohet vetëm dhe vetëm me anije, vaporë, gondola, skafe. I vetmi qytet që shkallët e shtëpive lagen nga ujërat e kripura të Adriatikut.  Kur e shikon ashtu të bukur me ato ndërtesa karakteristike të mirëmbajtura, askujt s’ia merr mendja se Venecia e ka datën e lindjes më 25 mars të vitit 421 pas Krishtit.

Me madhështinë e tij, enigmën, ai duket po aq i ri sa dhe i vjetër, sa modern po aq dhe antik. Dora e njeriut e ka ndërtuar në mënyrë të tillë që ai të jetë çdo ditë si në 4 stinë dhe çdo vit si në çdo shekull.

7. Vauban, Gjermani

Ky qytet i vogël progresiv në Gjermani u krijua që të jetë një vend i qëndrueshëm për njerëzit që jetojnë atje. Qyteti ishte planifikuar me qëllim që të bëhet njësh me mjedisin, ekonomikisht dhe shoqërisht i qëndrueshëm.

Qëllimi i tyre kryesor ishte që të hartohej një qytet në një mënyrë të tillë ku qendra e qytetit të ishte krejtësisht e lirë dhe pa makina. Qëllimet e tjera përfshijnë krijimin e bizneseve, parqeve publike, shkollave dhe shtëpive të përshtatshme për të jetuar për ata që zgjodhën të jenë në Vauban

Ndonëse qendra e qytetit nuk e lejon makina, ata që zgjedhin të kenë makina duhet ti parkojnë ato në një zonë periferikë të qytetit. 40 për qind e qytetarëve të cilët zgjodhën të heqin dorë nga makinat ju dha një shpërblim monetar ose përdorim të lirë të tramvajit. Sot, Vauban ka 5.000 banorë dhe 600 vende pune lokale.