Njeriu që vizitoi 12 vende për 24 orë

Adam Leyton nga Britania, ka arritur që brenda 24 orëve të vizitojë më shumë se 12 vende të botës, duke arritur rekord botëror.

Ai e filloi udhëtimin e tij nga Gjermania, duke vazhduar më pas në Luksemburg, Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Suedi, Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari e duke përfunduar në Austri, shkruan Daily Mail.

Madje, në dy kilometrat e fundit ai është detyruar që të vrapojë, në mënyrë që ta kalojë në kohë kufirin e Austrisë.

Ky udhëtim gjithashtu e futi atë në librin e rekordeve botërore. Ai arriti që për 74 minuta të vizitojë katër vende: Gjermaninë, Luksemburgun, Francën dhe Belgjikën, pasi që këto vende nuk gjenden larg njëra-tjetrës.

Prej aty ai kishte shkuar në Amsterdam, duke e ndërruar aeroplanin për në Kopenhagë. Nga kryeqyteti i Danimarikës me tren kaloi urën Orezund, që lidhë Kopenhagen me Malmon në Suedi.

Më pas ai u kthye në Danimarkë dhe me aeroplan udhëtoi për në Varshavë. Në Poloni ai mbërriti pas 20 orësh. Pastaj ai udhëtoi me bus për në kufirin hungarez dhe kishte edhe vetëm 23 minuta kohë për të qëndruar në Shengen, duke vrapuar deri në kufirin austriak.

Këto janë fotografitë që e përshkruajnë udhëtimin e tij, të publikuara në Daily Mail:

34bea7b700000578-3615170-image-a-47_1464534904183 34bea78300000578-3615170-image-a-45_1464534898139 34bea80300000578-3615170-he_then_flew_to_amsterdam_where_he_took_a_connecting_flight_to_c-a-4_1464540173315 34bea82600000578-3615170-having_safely_navigated_the_czech_republic_leyton_reached_slovak-a-6_1464540173354 34bea83300000578-3615170-to_make_sure_he_set_foot_in_every_country_leyton_had_to_hop_on_a-a-3_1464540173312 34bea85900000578-3615170-he_then_took_the_bus_to_the_hungarian_border_which_he_reached_at-a-5_1464540173321 34bea88700000578-3615170-image-a-55_146453494055734bea74f00000578-3615170-image-a-44_1464534893614