Njihuni me hotelin flluskë në Francë

Keni menduar ndonjëherë të jetoni dhe të flini në një flluskë? Hoteli inovativ ‘Attrap Reves’ në Francë përbëhet nga flluskat plastike dhe ishte ndërtuar duke përdorur materiale të riciklueshme.

Sferat transparente kanë një ventilator të heshtur i cili vazhdimisht lejon ajrin e freskët që të hyjë brenda dhe të mbajë një nivel të lartë të oksigjenit.

Çdo flluskë transparente ofron një pamje panoramike të fshatit përreth në Alluach, një komunë franceze që ndodhet 10 kilometra në lindje të Marsejës, në departamentin Bouches-du-Rhone.

Pronarët e këtyre flluskave garantojnë privatësi të plotë. Brenda flluskat kanë një dekorim mahnitës varësisht nga dëshira e vizitorëve.

Ndryshe nga aventurat e tjera, këto flluska vijnë me një koncept gjenial, që i lejon vizitorët që të kalojnë natën nën qiellin e pastër, pa përjetuar mot të keq, insekte ose lagështi.

Se si duken këto flluska mund t’i shihni fotot më poshtë:

Bubble-Hotel-France-treehouse-2 Bubble-Hotel-France-treehouse-4 bubble-house BubleTree-1 dsc02727-238-evn reading-nook-bubble-accommodationAttrap_Reves_Bubble_Hotel_Transparent_Tents_3 bubble-hotel-france-2392x1665 Tourism-on-the-Edge-bubble-hotel-in-franceAttrap_Reves_Bubble_Hotel_Transparent_Tents_3dsc02727-238-evn