Amanpulo në Ishullin Pamalican cilësohet të jetë një nga ishujt turistikë më të bukur në botë.
Ishulli shumë i bukur dhe shumë privat ndodhet në Filipine dhe është aq i bukur sa që ka mahnitur të gjithë ata që e kanë parë qoftë edhe vetëm në foto. Në ishull ndodhen 40 dhoma, ose ‘kasitas’, një klub nate, bar dhe bar në plazh.
Për njerëzit super-të pasur, ka vila private në shitje. Një vilë me katër dhoma, e ngjashme me atë të Madonës e cila kishte kaluar një muaj në këtë ishull, kushton 6.2 milionë dollarë.
Në këtë ishull të VIP-ve kanë pushuar edhe Brad Pitt me Angelina Jolie. Se si duket ky ishull mund t’i shihni fotot më poshtë: