Njihuni me lumin që vlon në Amazon

Një lumë që është gjetur në zemër të Amazonës është aq i nxehtë sa që vlon nga nxehtësia e madhe e tij.

Lumi për një kohë të gjatë është konsideruar një legjendë në Peru, por kur shkencëtari Andres Ruzo dëgjoi për këtë, mendoi se një fenomen i tillë ishte i pamundshëm. Por ai më në fund arriti ta shikojë me sytë e tij lumin që vlon, shkruan Dailymail.

Ai ka shpjeguar se është mahnitur nga ajo që ka parë duke deklaruar se me ujin që rrjedh në këtë lumë mund të përgatitet edhe çaja pa problem.

Shikojeni lumin legjendar që i përvëlon njerëzit për së gjalli: