Njihuni me çiftin e famshëm që paguhet 9,000 euro për një foto

Duke qenë 26 dhe 24 vjeç, Jack Morris dhe e dashura e tij Lauren Bullen janë shumë të famshëm në rrjete sociale.

Çifti i ri bën një jetë të pabesueshme duke udhëtuar nëpër botë, përderisa fitojnë nga reklamimi i produkteve dhe vendeve përmes fotografive që bëjnë.

Ata kanë mbledhur deri tani rreth 3 milionë ndjekës në Instagram dhe kanë një blog shumë të suksesshëm të quajtur “Do You Travel”.

Morris tha për Cosmopolitan se ai fiton rreth 9,000 euro për një fotografi të vetme në Instagram, përderisa Bullen kishte fituar deri në 7,500 euro për një foto.

Morris madje pati thënë se nuk poston për askënd për më pak se 3,000 euro. Çifti kanë marrëveshje me kompani të ndryshme ndërkombëtare, të cilat i paguajnë ata për reklama të ndryshme.

Shikoni më poshtë disa prej fotografive të tyre, që i kemi marrë nga blogu i tyre dhe llogaria në Instagram: