Njihuni me restorantin kasolle në maje të Alpeve Zvicerane

Ky vend i bukur në Alpet Zvicerane ka qenë gjithmonë një destinacion që ka tërhequr shumë turistë. Por, një restorant në formë kabine ka ndikuar që këtë vit ky vend të njihet zyrtarisht edhe si vendi më i bukur në botë.

Dhe për këtë vendosën redaktorët e librit “Destinations of Lifetime” nga National Geographic, të cilët fotografinë e alpeve me restorantin e vendosën në ballinën e librit të tyre.

Restoranti kabinë rri në një shkëmb të lartë 100 metra, të cilin mund ta shihni më poshtë përmes fotografive që zvicerani Peter Bohi ia ka bërë.

Ky vend ndodhet në Ebenalp, një rajon shumë tradicional në Zvicër. Thonë se nëse shkoni në këtë vend, duhet ta ktheni orën shumë mbrapa, për shkak të pamjes përrallore që ka.

Shikojeni se si duket ky vend piktoresk:

1_1446377161-923838 2_1446377171-2912536 3_1446377175-3822573 4_1446377177-6664934 3952E55500000578-3834338-image-a-69_147627400345020141019-C7D_3928 Aescher-Hotel1