Eftalia Aqua Resort

495

Eftalia Aqua Resort

Ky hotel i shkëlqyeshëm gjendet në një lokacion fantastik dhe ofron të gjitha komoditetet që ju i dëshironi për të kaluar një pushim relaksues.

Pozita: Hotel Eftalia Village ndodhet në rrugën bregdetare të Alania-Konakli. Distanca nga Aeroporti i Antalias është 95 kilometra.
Akomodimi: Ka gjithsej 425 dhoma, të gjitha të pajisura me klimatizim. Është vend i përkryer për familjet dhe çiftet. Recepcioni është i hapur 24 orë dhe ka lobin me bar, me ulëse të rehatshme ku mysafirët mund të kalojnë momente relaksimi.
Nga lobi, pushuesit mund të shkojnë në dhomë të lojërave dhe në restoranin kryesor me tarracë në natyrë si dhe në restorante të ndryshme a la carte. Hoteli ka edhe disa bare - duke përfshirë edhe një snack bar në pishinë.
Një kopsht të bukur janë tri pishina të rrethuara me shtretër për rrezitje dhe çadra. Fëmijët mund të luajnë në këndin e lojërave. Në disa hapsira ka qasje internet WiFi.
Në listën e objekteve të shërbimit janë një supermarket i vogël, dyqane të ndryshme, floktar, mjeku dhe pastrim kimik.

Dhomat: Dhomat e hotelit Eftalia Village janë si ishuj të vegjël me hapësirë të mjaftueshme dhe një strukturë të bukur. Pajisjet e dhomave përfshijnë minibar, kasafortë, klimatizim, telefon, TV/Sat, banjo me dush, tualet dhe tharëse flokësh. Të gjitha dhomat kanë ballkon.
Sporti dhe koha e lirë: Pikado, basketboll, volejboll plazhi, pingpong, tenis, mini  futboll dhe bilardo. Poashtu hoteli posedon edhe një fushë futbolli. Sporte të ndryshme të ujit ofrohen në plazh nga tregtarët vendas.
Hoteli ka edhe saunën, hamamin, banjë me avull dhe këndin për masazh. Pas darke ekipi i animacionit jep shfaqje argëtuese dhe muzikë live. Nëse ju pëlqen vallëzimi vizitoni diskon e hotelit.

Fëmijët: Fëmijët mund të gëzojnë klubin (4 deri në 12 vjet), mini diskon dhe natyrisht këndin e lojërave si dhe pjesën e pishinës për fëmijë. Karrigat për të vegjlit në restorant janë në dispozicion sipas kërkesës. Në pjesën e bufesë të fëmijëve kuzhinierët përgatin ushqimet më të preferuara për ta. 

Në çmim përfshihen:

• Biletat e aeroplanit ktheyse

• Akomodimi për 7 netë në hotel

• Shërbimi Ultra-All-Inclusive

• Transferi Hotel - Aeroport - Hotel

• Të gjitha taksat

Kushtet e Sherbimit:

Rezervimi:

Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes Web faqës, Emailit apo Telefonit të Pushime.com, dhe këto kërkesa merren seriozisht nga ana e stafit tonë duke e konsideruar si të rëndësishme te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit/pushimeve, deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të shërbimit kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë marrëdhëniet klient – agjensi për të evituar ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimin tuaj.

Rezervimi është valid vetëm në rastin e konfirmimit nga ana e stafit të Pushime.com

Anuilimi

Të gjitha shërbimet e rezervuara dallojnë për nga specifikacionet e tyre, rrjedhimisht anulimet e tyre kanë kushtet strikte të vendosura nga tour operatorët e jashtëm.

Ju lutemi që për anulimin e rezervimit të shërbimit tuaj të na kontaktoni direkt përmes emailit apo numrave tanë të telefonit.

Çmimi:

Të gjitha çmimet e ofertave te Pushime.com LLC janë në valuten euro.

Mënyra e pageses:

Pagesa e rezervimit të shërbimit/produktit nga ana e klientit mund të bëhet përmes:

Transferit Bankar në llogaritë e Pushime.com LLC

Debit apo Kredit Kartele përmes POS-it në zyret e Pushime.com LLC

Para të gatshme (Cash) në zyret e Pushime.com LLC

* Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga ana e klientit

* Kushtet e lartë cekura në raste të caktuara mund të janë fleksibile duke u bazuar në marrëdhënjen dhe arritjen e marreveshjes në mes klientit dhe kompanisë Pushime.com.

Ankesa dhe sygjerime:

Për çdo ankesë apo sygjerim tuajin ju lutem na shkurani ne info@pushime.com.

Na Kontaktoni

E Hënë - e Shtunë prej 09h deri 18h

Rezervime dhe Informata në
+381 38 717333 dhe +386 49 717555
info@pushime.com