Haydar Pasha Palace

569

Haydar Pasha Palace

Vendndodhja:
Hoteli Haydarpasha Palace  është i lokalizuar në zonën e Antalias, 25km nga Alania, 35km nga Side, 100km nga aeroporti i Antalias dhre 65km nga aeroporti i Gazipasa-s. Ka hapësirë prej 37000 m² dhe është njëri nga hotelet që do të prezantohet për herë të parë këtë verë dhe është ultra all inclusive.

Akomodimi:  
Haydarpasha Palace ofron për mysafirët e saj ka gjithsej 496 dhoma shumë luksoze, komode  dhe ultra moderne. Hoteli ka pesë  tipe dhomash: dhomat standarde, dhomat familjare, suitat familjare, dhomat ekonomike dhe katër dhoma për personat me nevoja të veçanta. Të gjitha dhomat kanë ballkonin ku mund të shijoni pamjen nga parku madhështor. Dhomat janë të gjitha të shtruara me laminat dhe janë të pajisura me detektorët e zjarrit, banjo e tualet, telefon, tharëse të flokëve, pasqyrën për kozmetikë,robë banjo,pantoflat, produktet e bukurisë, kondicioner, televizion LED me kabllo satelitor, kasafortë, minibar, çajnik, llojllojshmëri të kafes dhe çajrave, pije vendore, internet (WiFi), shërbimin në dhomë dhe lavanderinë, me pak fjalë mund të themi se këtu do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për një pushimë të këndshëm. 

Restorante dhe Baret:
Restorantet:
Hoteli Haydarpasha Palace alido Maris ofron kuzhinën më të mirë tradicionale turke dhe ndërkombëtare në një atmosferë shumë komode, moderne  e gjithëpërfshirëse . Përveç restorantit kryesor i cili ka kapacitet prej 1250 persona brenda dhe 450 persona në restorantin jashtë, hoteli ka edhe katër restorante A’La Carte ku shërbehet ushqim tradicional turk, italian, peshk dhe mish. Këto të katër hotelet kanë këtë kapacitet : Turkish A’La Carte 70 persona,  Italien A’La Carte 50 persona, Fish A’La Carte 60 pax dhe Steak House A’La Carte 50 persona.
Baret : 
Haydarpasha Palace ka tetë lloje të bareve, secili është komod,  luksoz dhe ultra moderne në stilin e tij. Baret janë : Looby Bar-i, Lobby Lounge Bar-i, Snack Bar-i, Gözleme House (Plazh/Pishinë), Disco Bar-i (Plazh), Vitamin Bar-i dhe Beach Bar-i.

Facilitetet: 
Hoteli Haydarpasha Palace ka tetë pishina, pishina standarde e jashtme, pishina infinite (+18), pishina për fëmijë me pesë rrëshqitëse,pishinat prej gome për fëmijët e vegjël, pishinën e brendshme dhe të jashtme, pishinën e brendshme për fëmijë dhe tetë pishinat me rrëshqitëset për të rritur dhe ato për fëmijë që janë pesë. Për argëtimin tuaj gjithmonë do të ketë shfaqje nga më të ndryshmet, muzikë live, aktivitete të ndryshme ditore dhe disko.

Sherbimet e Hotelit: 
Sherbimet e perfshira pa pagese: 
Shtretërit në pishinë, Shtretërit në plazh, Peshqirët, Kasaforta, WLAN-i me shpejtësi më të ngadalshme, Qendra e Fitnessit, Banja Turke (Hammami), Parkingu, Lojërat Backgammon, Lojërat Boçia, Miniklubi, Akvitivetet e mëngjesit dhe mbrëmjes, Pingpong, Aerobiku dhe gjimnastikë në ujëÇiklizmi (Në male)

Sherbimet e perfshira me pagese: 
WLAN- me shpejtësi më të shpejtë, Dyqanet Masazhe dhe Pillingu, Qender SPA, Sallon Bukurie, Lavanderia, Biliardo, Bowling, Të gjitha lojërat ujore,  Shërbimi mjekësor.

Aktivitete per femijet:
Hoteli Haydarpasha Palace ofron aktivitete nga më të ndryshme për fëmijët që nga mosha 3vjeç e deri në 17vjeec.
Klubi Hause per femijet 3- 9 Vjec

Aktivitet në dhomë:
Kopshti,Punëdore , Minidisko, Aquapark, Pishinat e jashtme dhe të brendshme, Buffeja për fëmijë në restoratin kryesor, Menyja për fëmijë në restorantet A’La Carte, Kinema.

Aktivitet e jashtme:  Gara të ndyrshme, Garat olimpike, Minidisko, Shfaqjet për fëmijë 
Klubi Hause Per Femijet 10- 17  Vjec 
Aktivetet : Volejboll plazhi, Futboll i vogël,Lojra me top në ujë, Pingpong, Aquapark-u në plazh me tetë rrëshqitëset,Badminton, Ngjitje në mur, Kurse për DJ, Kurse vallëzimi, Garat olimpike.

Në çmim përfshihen:

• Bileta e aeroplanit ktheyse

• Akomodimi për 6 netë në hotel

• Shërbimi Ultra-All-Inclusive

• Transferi Hotel - Aeroport - Hotel

• Të gjitha taksat

Kushtet e Sherbimit:

Rezervimi:

Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes Web faqës, Emailit apo Telefonit të Pushime.com, dhe këto kërkesa merren seriozisht nga ana e stafit tonë duke e konsideruar si të rëndësishme te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit/pushimeve, deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të shërbimit kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë marrëdhëniet klient – agjensi për të evituar ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimin tuaj.

Rezervimi është valid vetëm në rastin e konfirmimit nga ana e stafit të Pushime.com.

Anuilimi:

Të gjitha shërbimet e rezervuara dallojnë për nga specifikacionet e tyre, rrjedhimisht anulimet e tyre kanë kushtet strikte të vendosura nga tour operatorët e jashtëm.

Ju lutemi që për anulimin e rezervimit të shërbimit tuaj të na kontaktoni direkt përmes emailit apo numrave tanë të telefonit.

Çmimi:

Të gjitha çmimet e ofertave te Pushime.com LLC janë në valuten euro.

Mënyra e pageses:

Pagesa e rezervimit të shërbimit/produktit nga ana e klientit mund të bëhet përmes:

Transferit Bankar në llogaritë e Pushime.com LLC

Debit apo Kredit Kartele përmes POS-it në zyret e Pushime.com LLC

Para të gatshme (Cash) në zyret e Pushime.com LLC

* Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga ana e klientit

* Kushtet e lartë cekura në raste të caktuara mund të janë fleksibile duke u bazuar në marrëdhënjen dhe arritjen e marreveshjes në mes klientit dhe kompanisë Pushime.com.

Ankesa dhe sygjerime:

Për çdo ankesë apo sygjerim tuajin ju lutem na shkurani ne info@pushime.com.

Na Kontaktoni

E Hënë - e Shtunë prej 09h deri 18h

Rezervime dhe Informata në
+381 38 717333 dhe +386 49 717555
info@pushime.com