Orange County Alanya

645

Orange County Alanya

Pushim që do të kthehet në kujtimet më të mira do të jetë qëndrimi juaj në Orange County Alanya.
Ofron “lumturi në shikim të parë “ me arkitekturën e tij unike.

Pozita: I vendosur në afërsi të Alanias-Türkler, 90 km nga aeroporti i Antalias, 35 km nga Manavgat dhe 10 km nga qyteti i Alanias.
Koha e transferit: 100 minuta

Akomodimi: Kompleksi me një arkitekurtë të veçantë ofron 778 dhoma me 2334 shtretër të shtrira në një sipërfaqe prej 40000 m2.
Këtu do shijoni gjurmët e arkitekturës autentike dhe moderne si dhe plazhin privat. Këtu do të kaloni pushimet më të mira me familje duke ndier rehatinë dhe qetësinë në çdo cep të kompleksit tonë. Ka recepcion e hapur 24 orë me lobi dhe disa bare dhe restorante,
Plazhi: Privat dhe i gjerë me rërë dhe guralecë. Ombrellat dhe shtreterit ofrohen pa pagesë.
Dhomat: Posedon disa lloje te dhomave si ato standarde, familjare dhe suita. Të gjitha dhomat janë të shtuara me tepih, TV LCD 70” me programe satelitore, shtrat ortopedik, linje direkte telefonike, minibar, banjë me vaskë, kasafortë digjitale dhe balkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive.
Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në restaurantin kryesor. Hoteli posedon edhe tre restaurante a la carte, me kuzhinë italiane, kuzhinë turke dhe aziatike.
Posedon edhe disa bare si, lobi barin, barin në terasë, në pishinë, snack bar në pishinë dhe në plazh, bar në plazh dhe në disko.
Sporti dhe koha e lirë

Pa pagesë: Filloni ditën e pushimit me lojëra në pishinë apo gjimnastikë dhe përfundojeni atë me programe argëtuese të ndryshme çdo ditë. Për t’ju shtuar edhe më shumë çaste të këndshme përkujdeset edhe grupi i animacionit gjatë gjithë ditës.
Me pagesë: Masazhe, spa qendra dhe sherbime të ndryshme bukurije, lojë me birila, biliardo, pikado, sporte të ujit.
Fëmijët: Miniklubi për fëmijët e moshës 4-12 vjeç, si dhe midiklubi për më të rriturit prej 13-17 vjeç. Këndi i lojërave në miniklub dhe në plazh.

Në çmim përfshihen:

• Bileta e aeroplanit ktheyse

• Akomodimi për 7 netë në hotel

• Shërbimi Ultra-All-Inclusive

• Transferi Hotel - Aeroport - Hotel

• Të gjitha taksat

Kushtet e Sherbimit:

Rezervimi:

Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes Web faqës, Emailit apo Telefonit të Pushime.com, dhe këto kërkesa merren seriozisht nga ana e stafit tonë duke e konsideruar si të rëndësishme te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit/pushimeve, deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të shërbimit kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë marrëdhëniet klient – agjensi për të evituar ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimin tuaj.

Rezervimi është valid vetëm në rastin e konfirmimit nga ana e stafit të Pushime.com

Anuilimi

Të gjitha shërbimet e rezervuara dallojnë për nga specifikacionet e tyre, rrjedhimisht anulimet e tyre kanë kushtet strikte të vendosura nga tour operatorët e jashtëm.

Ju lutemi që për anulimin e rezervimit të shërbimit tuaj të na kontaktoni direkt përmes emailit apo numrave tanë të telefonit.

Çmimi:

Të gjitha çmimet e ofertave te Pushime.com LLC janë në valuten euro.

Mënyra e pageses:

Pagesa e rezervimit të shërbimit/produktit nga ana e klientit mund të bëhet përmes:

Transferit Bankar në llogaritë e Pushime.com LLC

Debit apo Kredit Kartele përmes POS-it në zyret e Pushime.com LLC

Para të gatshme (Cash) në zyret e Pushime.com LLC

* Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga ana e klientit

* Kushtet e lartë cekura në raste të caktuara mund të janë fleksibile duke u bazuar në marrëdhënjen dhe arritjen e marreveshjes në mes klientit dhe kompanisë Pushime.com.

Ankesa dhe sygjerime:

Për çdo ankesë apo sygjerim tuajin ju lutem na shkurani ne info@pushime.com.

Na Kontaktoni

E Hënë - e Shtunë prej 09h deri 18h

Rezervime dhe Informata në
+381 38 717333 dhe +386 49 717555
info@pushime.com