Rubi Platinium Spa, Resort & Suits

649

Rubi Platinium Spa, Resort & Suits

RUBI PLATINIUM SPA, RESORTS & SUITS 

Hoteli është i vendosur në Incekum, në regjionin Avsalar, 90km nga aereporti në Antalya dhe 22km nga Alanya. 

Akomodimi: Total numri i dhomave është 402. Dhoma Deluxe (36-39m²; një dhomë e gjumit, një banjo, max. 3 persona), dhoma Superiore (43m²; një dhomë e gjumit, një banjo me Jacuzzi, max. 3 persona), dhomat Deluxe me pishinë (50m²; një dhomë e gjumit, një banjo, dalje direkte në pishinë max. 3 persona), Villa Suita, (69m²; dy dhoma të gjumit, dy banjo, max. 4 persona).  Të gjitha dhomat posedojnë banjo private me vaskë/dush, tharëse për flokë VRF sistem të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (rimbushet çdo ditë), seti për kafe dhe çaj, arkë dhe LCD TV satelitor me programe muzikore, Wi-Fi, laminat në dysheme, ballkon.

Shërbimet: Platinum Ultra All Inclusive  - 24 orë shërbimi i ushqimit dhe i pijeve duke u bazuar në bufe të hapur – vetë shërbim për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, kafe, pasdite ëmbëlsira, darka, ushqime të lehta në mbrëmje, të gjitha pijet jo alkoolike dhe alkoolike vendore dhe pijet e importuara, kokteje, akullore. Në konceptin Ultra All Inclusive nuk janë të inkuadruar: pijet e vjetra luksoze të importuara, vera speciale, A’la Carte Restaurant me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë, të gjitha pijet në shishe dhe kanaqe, shërbimi i dhomave.

Përmbajtja: Restauranti kryesor me bufe të hapur – vetë shërbim, A’la Carte Restaurant – Kuzhinë Turke dhe Mediterane, lobby bar, bar pranë pishinës dhe plazhit, disko bar. Doktori, kujdestari për fëmijë, larje rrobash dhe pastrimi kimik, parukeri, qendra tregtare, telefon, faks, internet dhe lojërat kompjuterike, rent a car.

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat me guralec, shtretërit, umbrella dhe peshqirët janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimet:  Pishinë e jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendër fitnesi, banjo Turke, saunë, banjo me avull, dhoma me borë, volejboll plazhi, pingpong, mini golf. Qendra e bukurisë dhe SPA, masazha, të gjitha sportet ujore janë me pagesë shtesë.

Programe argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show program, mini klub për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjeçar, kinema për fëmijë.

www.rubiplatinum.com

Në çmim përfshihen:

• Biletat e aeroplanit ktheyse

• Akomodimi për 6 netë në hotel

• Shërbimi Ultra-All-Inclusive

• Transferi Hotel - Aeroport - Hotel

• Të gjitha taksat

Kushtet e Sherbimit:

Rezervimi:

Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes Web faqës, Emailit apo Telefonit të Pushime.com, dhe këto kërkesa merren seriozisht nga ana e stafit tonë duke e konsideruar si të rëndësishme te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit/pushimeve, deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të shërbimit kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë marrëdhëniet klient – agjensi për të evituar ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimin tuaj.

Rezervimi është valid vetëm në rastin e konfirmimit nga ana e stafit të Pushime.com

Anuilimi

Të gjitha shërbimet e rezervuara dallojnë për nga specifikacionet e tyre, rrjedhimisht anulimet e tyre kanë kushtet strikte të vendosura nga tour operatorët e jashtëm.

Ju lutemi që për anulimin e rezervimit të shërbimit tuaj të na kontaktoni direkt përmes emailit apo numrave tanë të telefonit.

Çmimi:

Të gjitha çmimet e ofertave te Pushime.com LLC janë në valuten euro.

Mënyra e pageses:

Pagesa e rezervimit të shërbimit/produktit nga ana e klientit mund të bëhet përmes:

Transferit Bankar në llogaritë e Pushime.com LLC

Debit apo Kredit Kartele përmes POS-it në zyret e Pushime.com LLC

Para të gatshme (Cash) në zyret e Pushime.com LLC

* Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga ana e klientit

* Kushtet e lartë cekura në raste të caktuara mund të janë fleksibile duke u bazuar në marrëdhënjen dhe arritjen e marreveshjes në mes klientit dhe kompanisë Pushime.com.

Ankesa dhe sygjerime:

Për çdo ankesë apo sygjerim tuajin ju lutem na shkurani ne info@pushime.com.

Na Kontaktoni

E Hënë - e Shtunë prej 09h deri 18h

Rezervime dhe Informata në
+381 38 717333 dhe +386 49 717555
info@pushime.com