Ohri, atraksion për ballkanasit

Ohri është qyteti më i bukur dhe qendra më e madhe turistike e Maqedonisë. Është i vendosur në brigjet verilindore të liqenit dhe shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit.

Plazhet e shumta, qyteti i vjetër me arkitekturën tipike ballkanike, kishat ortodokse mesjetare, xhamitë osmane dhe jeta shumëngjyrëshe e natës janë vetëm disa gjëra që Ohri ofron për vizitorë të huaj.

Ohri natën. Foto: 1.bp.blogspot
Ohri natën. Foto: 1.bp.blogspot

Atraksioni më i madh i Ohrit është liqeni i tij, i cili mban të njëjtin emër. Ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, ai tërheq jo vetëm pushues, por edhe sportistë, peshkatarë dhe shkencëtarë.

Kalaja ndodhet mbi qytet dhe mbi kodrën kryesore. Ajo i ka rrënjët në lashtësi, por në formën ekzistuese u ndërtua nga mbreti bullgar Samoil në shekullin e dhjetë. Prej saj ka një pamje të jashtëzakonshme mbi qytet, liqen dhe deri tek malet rrethuese të tij.

Kisha ″Sveti Jovan Kaneo″ në afërsi të kalasë. Foto: Wikimedia
Kisha ″Sveti Jovan Kaneo″ në afërsi të kalasë. Foto: Wikimedia

Edhe pse vuan nga ndotjet njerëzore, liqeni mbetet një nga atraksionet më të pasur të gadishullit ballkanik.

Nga qendra e Ohrit deri në qytetin e Strugës, ka një distancë rrugore prej vetëm 15 kilometrash, i cili është po ashtu një qendër shumë e frekunentuar nga turisë vendorë dhe të huaj, sidomos gjatë sezonit të verës.

Fushat rrethuese të të dy qyteteve janë të ndarë nga një kodër që fillon në brigjet të liqenit dhe kalon në veri në masivin malor të Karaormanit. Në lindje të Ohrit ngrihet mali i Galiçicës me një lartësie maksimale prej 2255 metra. Ai i ndan liqenet të Ohrit dhe të Prespës.

Xhamia e Kryqit. Foto: Wikimedia
Xhamia e Kryqit. Foto: Wikimedia

Kufiri shqiptaro-maqedonas i Shën Naumit në jug të Ohrit dhe në afërsi të Pogradecit, është nga qendra e qytetit rreth 30 kilometra larg. Ai nuk e ka atë rrëndësinë ekonomike dhe infrastrukturore si kufiri tjetër i Qafë Thanës afër Strugës, por kalohet sidomos nga turistë dhe tregtarë rajonal.

Nga Prishtina është larg vetëm katër orë udhëtim me veturë dhe një mundësi për të kaluar një fundjavë të mrekullueshme në Ohër dhe qytetet tjera përreth Liqenit të Ohrit, në Strugë dhe Pogradec. /Pushime.com/

Varkë taksie afër shkëmbit të kalasë. Foto: Wikimedia
Varkë taksie afër shkëmbit të kalasë. Foto: Wikimedia