Pamje mahnitëse e Ujvarës së ngrirë të Mirushës nga droni

Ujëvara e Mirushës, ndodhet ne fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës.

Ujëvara e Mirushës është pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.

Në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Dhe gjatë këtij acari dimëror që mbizotëroi vendin, kjo ujëvarë u ngri dhe krijoi një pamje edhe më mahnitëse. Në një video të publikuar në YouTube nga Agon Nimani, shihet ujëvara e ngrirë me pamje nga droni.

Shikojeni: