Pamje mahnitëse shfaqin Dubain mbi re

Pamje mahnitëse kanë kapur rrokaqiejt e Dubait duke “shpuar” retë, pasi një mjegull mbuloi qytetin.

Fotografitë e pabesueshme të ndërtesave gjigante e bëjnë qytetin të duket sikur një vend përrallor.

Në lindje të diellit, ndriçimi i diellit i ktheu retë në një ngjyrë të shkretëtirës, duke e bërë të duket sikur rëra ka hyrë nëpër qytet.

Dhe natën rrugët dhe dritat e veturave poshtë i japin pamje edhe më të mrekullueshme. Rustam Azmi, një biznesmen indian që jeton në Dubai që 28 vjet, i bëri këto foto nga kati i 88-të i një ndërtese.

Shikoni pamjet mahnitëse: